Lufta “anulon” Pashkën, kishat në Ukrainë do të mbyllen për Pashkët Ortodokse

Kishat në Ukrainë do të mbyllen gjatë shtetrrethimit për Pashkët Ortodokse, që do të mbahet të dielën më 24 prill.

Lajmi është raportuar nga policia e Ukrainës, Kisha Ortodokse e Ukrainës dhe Kisha Katolike Greke e Ukrainës.

Shenjtërimi i shportave të Pashkëve do të mbahet ende si ceremoni, por do të respektohet edhe shtetrrethimi.

Shërbimet e Pashkëve Ortodokse, që do të zhvillohen javën e ardhshme, gjithashtu do të anulohen gjatë shtetrrethimit.