Afrikanët pretendojnë se kanë parë një sirenë të vërtetë, pamjet bëhen virale dhe shkaktojnë debat

Pesë ditë më parë, përdoruesi i TikTok, Mary Musyoka postoi një video me mbishkrimin: "Një sirenë e vërtetë u pa në Ukunda", një qytet bregdetar në Kenia të Afrikës.

Videoja u bë virale në kohë rekord, duke ndezur debate në internet në lidhje me vërtetësinë e klipit dhe nëse krijesa e shfaqur është me të vërtetë një sirenë apo një mashtrim.

Zyrtarët nga Kenia dhe Afrika e Jugut kanë pretenduar se raporti është i rremë.

Videoja tregon një turmë në plazh që rrethojnë krijesën mistike që kishte dalë në breg në plazh.

Duket se është një peshk i madh në shikim të parë, por ndërsa kamera ngjitet  lart, del në pah busti i një vajze njerëzore me sy të mbyllur dhe krahë të shtrirë.

Një version i zgjeruar i pamjeve u ngarkua në YouTube më 7 prill, duke mbledhur 535.8 mijë shikime.

Turma mund të shihet duke e goditur në pjesën e poshtme krijesën ndërsa ajo rënkon lehtë në ankth.

TikTok i Musyoka ka arritur 6.6 milionë shikime që nga momenti i postimit.