Ukriana: Komandanti i anijes ruse që u fundos ka humbur jetën, vdiq nga zjarri në bodrum
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2022, 18:04
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi ditën e sotme se anija kryesore luftarake e saj “Moskva”, është fundosur.
Ndërkohë mediat e huaja, bëjnë me dije se ka humbur jetën komandanti i anijes Anton Kuprin. Sipas raportimeve ky i fundit "vdiq nga shpërthimi dhe zjarri në bordin e anijes para fundosjes".
Lajmin është bërë i ditur nga këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko
Kapiteni Anton Kuprin dha urdhrin për bombardim në Ishullin i Gjarpërinjve ditën e parë të luftës në Ukrainë.
