Zelensky paralajmëron botën: Putin mund të përdorë armët bërthamore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar “të gjitha vendet e botës” duke thënë se ata duhet të përgatiten, pasi sipas tij ekziston mundësia që presidenti rus, Vladimir Putin të përdorë armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës.
Këtë deklaratë e ka bërë në një intervistë për CNN, ku tha se jeta e ukrainasve për Rusinë nuk ka vlerë dhe sipas tij Putin, mund të shfrytëzojë armët bërthamore.
“Jo vetëm unë e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen Për ta, jetët e njerëzve nuk vlejnë asgjë. Dhe ky nuk është më një problem vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën”, tha ai.
Presienti ukrainas e ka quajtur sulmin absurd dhe vetëvrasës.
“Kemi duruar 50 ditë, 50 ditë pushtimin rus, edhe pse pushtuesit na dhanë maksimumi pesë ditë”.
