Bllako mohon akuzat gjatë marrjes në pyetje në SPAK: Shpronësimin i ka bërë një komision i posaçëm
Burime bëjnë me dije se Alqi Bllako ka mohuar akuzat ditën e sotme gjatë dëshmisë së tij në gjykatë lidhur me çështjen e incineratprëve.
Lidhur me shpronësimin për incineratorët ai ka pretenduar se e ka bërë një komision i posaçëm dhe ai vetëm ka përcjellë shkresën qeverisë.
Bllako njëlloj është shprehur edhe për shtyrjen e kontratave, duke thënë se nuk ishte autoritet kontraktor.
Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi sipas SPAK ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit.
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, të arrestuar për çështjen e incineratorëve, u morën në pyetje nga prokuroria e posaçme, SPAK.
Ata janë marrë në pyetje për përfshirjen në aferën me incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit, për të cilët Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka vendosur edhe masat e arrestit.
Të arrestuarit do të pyeten në cilësinë e personave te pandehur pasi më herët janë pyetur si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
