Agnelli e De Laurentiis drejt pezullimit. Mësoni se çfarë u ndalohet të bëjnë në futboll

11 klube futbolli në Itali dhe 65 drejtues janë shumë pranë pezullimit me afate te ndryshme nga Drejtësia Sportive në Itali për çështjet e bilanceve fiktive dhe fryrjeve të operacioneve financiare me qëllim sistemimin e bilanceve.

Presidentët e Juventusit dhe Napolit mund të përjshtohen nga futbolli për rastin në fjalë siç ka kërkuar Prokuroria, 6 muaj e 20 ditë drejtorin sportiv të Torinos Federico Cherubini, 8 muaj nënpresidentin e Juves, Pavel Nedved dhe drejtorin e përgjithshëm Maurizio Arrivabene dhe ish-drejtori i klubit Fabio Paratici, aktualisht në Tottenham, për 16 muaj e 10 ditë. Prokuroria kërkon edhe gjobë prej 800 mijë euro për klubin bardhezi.

Por çfarë do te thotë të pezullohesh dhe çfarë u ndalohet emrave të mësipërm të bëjnë në botën e futbollit?

Nëse konfirmohen dënimet e mësipërme atëherë atyre u ndalohet:

Të përfaqësohet klubi së cilës i përket në aktivitete të rëndësishme për sistemin sportiv kombëtar dhe ndërkombëtar;

Ndalimi i pjesëmarrjes në çdo veprimtari të organeve federale italiane;

Ndalimi i hyrjes në dhomat e zhveshjes dhe zonat e aneksuara, me rastin e ngjarjeve apo garave të futbollit, përfshirë ato miqësore, brenda kuadrit të FIGC me kërkesë të mundshme për një zgjatje brenda UEFA-s dhe FIFA-s;

Ndalimi i pjesëmarrjes në takime me anëtarë ose agjentë sportive;

Praktikisht, Juventusit që do t’u pezullohet e gjithë kupola drejtuese, për afatet e mësipërme të kërkuara, as Agnelli, as Arrivabene, as Nedved nuk mund të marrin pjesë në takime me agjentë, të bisedojnë me lojtarët në merkato apo në bisedime me pale të tjera dhe duhet të gjejnë dike tjetër për ta bërë, të paktën për disa kohë./Ora News/.