Ankandi i ikonave, fustani i Madonna's te “Material Girl” dhe kitara e Cobain në shitje

Një fustan i veshur nga Maddona në videoklipin e saj "Material Girl" të vitit 1985, pritet të dalë në ankand më 20 maj në New York, së bashku me kitarën e Kurt Cobain, nga videoja e famshme muzikore "Smells Like Teen Spirit". Shuma e vlerësuar deri më tani arrin deri në 800 mijë dollarë.

Fustani saten ngjyrë rozë që Madonna  ka veshur në videoklipin e saj "Material Girl" të vitit 1985, pritet të shitje në New York, së bashku me kitarën “Blue Fender Mustang” të Kurt Cobain, me të cilën ai interpretoi "Smells Like Teen Spirit".  Shtëpia e Ankandeve “Julien” thotë se fustani i Madonës mund të shitet deri në 200,000 dollarë, ndërsa kitara e Cobain mund të kushtojë 400,000-600,000 dollarë.

"Madonna është ikonë sepse ajo ishte kaq novatore. Ajo krijoi markën e Madonna-s që u bë e famshme, ajo bëri gjëra të çmendura në skenë, në turne, në video. Dhe kështu ne kemi kujtime për Madonnën dhe ne e duam muzikën e saj", -tha Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i Julien's Auctions.

"Fustani i bukur rozë prej sateni me rripin, dhe më pas harku ikonë janë shumë të famshëm. Bashkë me të janë dorezat e operës dhe pastaj byzylykët diamante me gëzofin e bardhë," -shton ai.

Kitara e Kurt Cobain është bërë e njohur nga video muzikore shumë e famshme, "Smells Like Teen Spirit" e vitit 1991 nga albumi “Nevermind”, albumi i dytë i Nirvana-s jashtëzakonisht i suksesshëm.

"Kjo kitarë më jep të dridhura teksa e mbaj në duar. Është vlerësuar nga 400,000-600,000 $. Ky është një vlerësim konservativ i ankandit, mund të jetë ai që do të vendoste një rekord të ri botëror këtu", -tha Nolan.

Ankandi do të hapet më 20 maj dhe pritet me interes nga koleksionistët e relikteve të përsonazheve të famshëm.