Tronditëse/ Gruaja ushtarit rus: Të jap leje të përdhunosh gra ukrainase, por përdor mbrojtes

Një grua e një ushtari rus i ka dhënë leje të shoqit të saj të përdhunojë gratë ukrainase, sikurse u dëgjua në një telefonatë të përgjuar.

Telefonata është bërë publike nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, raporton Ukrinform.

Aty  dëgjohet telefonata e përgjuar ku thuhet se i jep leje për këtë gjë, vetëm të më i thotë asgjë dhe të përdorë mbrojtje.

Gruaja: Po mirë, bëje. Përdhuno gratë ukrainase atje. Vetëm mos më trego mua. Ok?

Ushtari rus: A mund të përdhunoj dhe të mos të të tregoj gjë ty?

Gruaja: Po, që unë të mos di gjë. Pse pyet?

Ushtari rus: A mundem, vërtet?

Gruaja: Po, të lejoj, vetëm përdor mbrojtje.

Ndërkohë Komisionerja për të Drejtat e Njeriut Liudmyla Denisova thotë se aktualisht është e pamundur të numërohet sa ukrainase janë përdhunuar, por shton se këto raste janë përhapur në të gjithë territoret e pushtuara nga forcat ruse.

Në një raport të kohëve të fundit, rreth 25 vajza dhe gra të reja, të moshës 14 deri në 24 vjeç, u zbuluan se ishin përdhunuar sistematikisht nga ushtarët rusë gjatë pushtimit të Bucha - një qytet pak jashtë Kievit.