Zbuloni dhuratën super luksoze dhe të shtrenjtë që David Beckham i bëri djalit të tij Brooklyn për martesë

Të ftuarit në dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz thonë se panë Davidin dhe Victoria Beckhamin të mbërrinin në pritjen luksoze me atë që përflitet të jetë dhurata e dasmës për djalin e tyre, një Jaguar.

Vintage XK120, plotësisht i restauruar, i modernizuar dhe i elektrizuar. Një dyvendësh blu, me çati të hapur, me pjesën e brendshme ngjyrë krem të lehtë dhe me kosto modeste rreth 500 mijë euro.

David e porositi makinën në dyqanin prestigjoz Lunaz, i cili e bëri atë një xhevahir të përshtatur me dëshirat e ish-yllit të futbollit.

Lunaz ndodhet në Silverstone dhe është një nga bizneset e automobilave me rritjen më të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit, nga të cilat, David Beckham, është edhe aksioner me 10%.

Nëse dasma mes Brooklyn-it dhe trashëgimtares së tij miliardere ishte përrallore, por edhe super e shtrenjtë, kështu ishte edhe dhurata e mamit dhe babit, të cilët nuk kursyen asnjë shpenzim për këtë rast.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUNAZ Design (@lunazdesign)