Ajsi Xhaxhaj vjen me filmin “Një jetë me ty”: Skenat e krevatit, sfiduese
Ajo është artiste shumë e dashur për publikun për sa i përket aktrimit. Së fundmi Ajsi është e implikuar në projektin e saj më të fundit, pra në filmin “Një jetë me ty”. Implikimi i saj në këtë projekt ishte krejtësisht i papritur.
Ishte një mike e saj ajo e cila e njoftoi për audicionin e filmit “Një jetë me ty”. Ajsi u shpreh se “Audicionin e fitova dhe më morën në telefon që të nesërmen dhe përveç kësaj më thanë që të bëja një audicion tjetër ku do të luaja në rolin kryesor”.
Roli i saj në këtë film është roli i një gruaje të martuar ku shikohet në dy këndvështrime, njëri sesi e sheh ajo veten dhe tjetri se si e sheh bashkëshorti i saj. Disa nga skenat më të preferuara për Ajsin në këtë komedi është skena që ajo dyshon se bashkëshorti i saj e tradhton me sekretaren e tij. Ndërkaq skena më sfiduese për Xhaxhaj në këtë film ishte skena e kravatit pasi nuk e kishte luajtur ndonjëherë një rol të tillë.
Kjo komedi përmban ngjarje të shumta si të qeshura, tradhti dhe zënka. Zhaneri filmik që e përfaqëson më së miri Ajsin është një dramë, një rol të cilin ajo e dëshiron shumë.
Vizioni i saj për të ardhmen është që të lëvizë jashtë vendit për të ushtruar profesionin e saj si aktore pasi në Shqipëri nuk ka investime për kinematografinë dhe kjo është diçka për të ardhur keq. Përveç se aktore Ajsi është edhe një specialiste marketingu. Të dyja profesionet ajo i bën më së miri sepse janë të ndërthurura më njëra – tjetrën pasi kanë të bëjnë me ekranin.
Një tjetër film ku Ajsi ka qenë pjesë është edhe filmi “Dashuria s’mjafton” me regji nga Drilon Hoxha. Roli i saj në këtë film ishte si e dashura e Drilon Hoxhës ku në fund dashuria e tyre triumfon.

