Ramës i rrëzohet një nga kuajt e zi para kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 13:51
Është rrëzuar ditën e sotme njëri nga 3 kuajt e vendosur si instalacion para kryeministrisë.
Nuk dihet nëse kali është rrëzuar nga era apo e ka hedhur dikush, ndërsa shihen punonjës të Kryeministrisë pranë tij që mundohen ta lëvizin.
Kuajt janë pjesë e ekspozitës “Leviatani mekanik” që është çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog me 24 mars.
Autori i Ekspozitës është artisti Ergys Krisiko.

