Dy varrime në një ditë, Xhevahir Hoxha përcillet në banesën e fundit nga i biri, Merushja prehet në vendlindje
Vrasja në Roskovec e 30-vjeçares Merushe Hazizi nga Xhevahir Hoxha, i cili nuk e pranonte për nuse të djalit, ishte ishte krim i paralajmëruar.
Por askush nuk ndërhyri as kur dëgjuan klithmat e nënës së tre fëmijëve.
Situata me të cilën po përballej e reja në familjen Hoxha në Vidhisht me vjehrrin 61-vjeçar për shkak të martesës së mëhershme ishte e njohur edhe për fqinjët në shtëpinë e Babait në fshatin Suk 1.
Një prej tyre thotë se ish-burri me të cilin ajo kishte tre fëmijë e kishte kërkuar disa herë për tu rikthyer bashkë, por ajo kishte refuzuar.
Nusja e padëshiruar nga vjehrri që u bë vrasës dhe më pas i dha fund edhe jetes së tij u përcollën në banesën e fundit një ditë.
Ai që u ndërthuri fatet nuk arriti tu japë lamtumirën të dyve.
Merushe Hazizi do prehet në fshatin e prindërve, të cilët nuk e pranuan që djali i vrasësit ta përshëndesë për herë të fundit ish- bashkëjetuesen.
I riu ishte pjesë pak personave që shoqëruan në banesën e fundit të atin 61-vjeçar që shkaktoi një tragjedi nga refuzimi i një dashurie.

