Noka: Alibeaj peng i Bashës e Ramës do të përçajë demokratët
Deputeti Flamur Noka akuzon kryetarin e grupit parlametar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se po vijon lojën e Bashës dhe të Ramës për të përçarë PD-në.
“Nuk e ka mision, atë që kërkojnë demokratët për tu bërë më të bashkuar. Tentoi të mbyllte mbledhjen dhe u ngrit e doli përjashta por askush nuk e ndoqi. Të gjithë janë kundër qëndrimit përçarës të Enkelejd Alibeajt” tha Noka në një prononcim për median lidhur me raportin e DASH publikuar dje ku rendiste problemet me pavarësinë e gjyqësorit.
“Kush bën presion mbi drejtësinë e tha dje DASH është Edi Rama. Kurrë Sali Berisha e PD nuk ka ushtruar presion mbi drejtësinë as kur ka qenë në pushtet e as në opozitë” nënvizoi Noka.
“Nëse Alibejaj është peng siç ishte dhe Basha ju them që deputetët e PD janë të lirë me vullnetin e tyre dhe në zbatim të vullnetit të demokratëve për ta bashkuar këtë forcë. Pengjet kanë rrugën e tyre demokratët rrugën e tyre” tha Noka duke kujtuar se dje në mbledhjen disa orëshe të grupit parlamentar I ishte kërkuar Alibeajt të tërhiqte padinë në Gjykatë.