Nga Talo Çela te Erjon Llapushi, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e 5 të kërkuarve
Policia e Shtetit kërkon sërish bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar në vend.
Policia bën me dije se bëhet konkretisht të shtetasve: TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI.
Konkretisht në listë, renditet Talo Çela, i kërkuar për super-grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në vitin 2019 dhe për një seri krimesh në Durrës dhe Elbasan.
Lista e policisë vijon me foton e shtetasit Laert Haxhiu, i akuzuar për një seri ngjarjesh të rënda në qytetin e Lushnjes përfshirë edhe atë që njihet si masakra pranë komisariatit.
Fotoja tjetër e publikuar nga policia i përket shtetasit Jani Alia, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2018 në Tiranë.
Mes të kërkuarve të policisë është edhe Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për disa ngjarje të rënda në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 Mars të vitit 2019 dhe disa atentate të tjera.
I kërkuari tjetër i policisë është Erjon Llapushi, i shpallur në kërkim për vrasjen e kamerierit të një restoranti në zonën e Elbasanit në tetor të vitit 2021.
Po ashtu blutë bëjnë me dije se për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.
“Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke garantuar anonimat të plotë.”

