Nga Zvicra në Itali, shqiptari kapet me 850 gram kokainë në makinë
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 13:00
Në kufirin tokësor që lidh Italinë me Zvicrën në zonën Brogeda, autoritetet doganore italiane kanë vënë nën arrest një shtetas shqiptar në zotërim të të cilit u gjetën 850 gramë kokainë.
Shqiptari po udhëtonte nga Zvicra drejt Italisë.
Lënda narkotike ishte e konfeksionuar në katër pako fshehur në dyshemën e automjetit, i modifikuar enkas për fshehjen e drogës. Kapja e tij u bë gjatë një kontrolli rutinë të polisë kufitare së bashku me autoritetet doganore.
Automjetit i shqiptarit është vënë nën sekuestro paraprake, së bashku me rreth 2000 euro cash në valutë zviceranë.
Ndërsa ndaj korrierit shqiptar të drogës është lëshuar urdhëri i ndalimit me burg.

