Qeveria: Do të hiqen biletat e parashtypura për transportin ndërurban, zëvendësohen me elektronike
Qeveria shqiptare duket se do të heq biletat fizike në transportin urban ndërqytetas dhe ato do të zëvendësohen me bileta elektronike.
Kështu ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua edhe ky vendim.
Ministrja tha se tashmë prerja e biletave do të bëhet përmes sistemeve elektronike e-transport të fiskalizuara.
Balluku: Ky projektligj sjell disa risi, hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik e-transport të fiskalizuara.
GJKKO i kthen sërish SPAK dosjen për Fatos Lulon
13 Prill, 13:08
Prerja e biletave bëhet nga agjencitë në mjete, autobus apo kudo tjetër. Ndërkohë platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave. Shtohet elementët e faturës së fiskalizuar. Biletat në format letër do të gjenerohen nga platforma elektronike.

