Ekzekutimi i Taulant Beqirajt në Transballkanike, dënohet me 21 vjet burg në mungesë Elton Hajnaj

Teksa mbetet në arrati, Elton Hajnaj është gjetur fajtor dhe është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Taulant Beqirajt në mars të vitit të kaluar në Vlorë. Krimi dyshohet se kishte si shkak një borxh.

21 vite burg është dënuar Elton Hajnaj për ekzekutimin e Taulant Beqirajt në rrugën Transballkanike në Vlorë me 3 mars të vitit 2021, krim që u filmua nga një kamera sigurie.

Ai u shpall fajtor nga Gjykata e Vlorës për akuzat "Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Duke përfituar nga gjykimi i shkuruar ai duhet të vuajë 19 vite burg.

Por që të përballët me drejtësinë, më parë duhet të arrestohet.

Elton Hajnaj që prej datës 10 Mars 2021 vijon të jetë në arrati.

Më shumë se një vit nga krimi, policia nuk ka mundur ta lokalizojë dhe vërë në pranga.

Gjykata e Vlorës ka dënuar me nga 6 vite burg Hansi Jonuzaj, Sali Zenelin dhe Skerdian Gabranin.

Sipas dosjes hetimore Jonuzi, ishte shoferi i automjetit “Ford-Fokus lu ndodheshin Elton Hajnaj dhe Skedjan Grabani.

Këta të dy shkojnë drejt Taulant Beqirajt dhe në këtë moment Hajnaj ka qëlluar 5 herë ndërkohë që 3 plumba prekën 31-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërsa vetë viktima ishte i pajisur me një armë pistoletë pa leje, por nuk mundi ta përdorë, qoftë dhe për vetëmbrojtje.

Konflikti mes të rinjve sipas dosjes hetimore dyshohet se kishte si shkak një borxh 35 mijë euro.

Taulant Beqiraj që përdorte edhe identitetin Taulant Manaj, ishte person me precedent penal dhe i përfshirë në disa ngjarje në Vlorë.

Ekzekutimi i Taulant Beqirajt në Transballkanike, dënohet me 21 vjet

Ekzekutimi i Taulant Beqirajt në Transballkanike, dënohet me 21 vjet