Ekskluzive/ Erdhën, vranë dhe ikën për 3 sekonda! Momenti i ekzekutimit të Nazmi Bandulës në Shkodër

Vrasja e 55-vjeçarit Nazmi Bandula në Shkodër u filmua. Ekzekutorëve iu deshën vetem tre sekonda për krimin dhe pak sekonda të tjera për të ardhur e ikur drejt arratisë.

Këto pamje tregojnë ekzekutimin 55-vjeçarit Nazmi Bandula mëngjesin e së martës në Shkodër.

Autori ishte brenda këtij mjeti "Mercedes-Benz", i cili ndalon para lokalit ku ndodhej objektivi.

Pa dalë nga mjeti, ekzekutori qëlloi të paktën 13 herë nga dritarja.

Nazmi Bandula që ndodhej i ulur në këtë tavolinë duke pikë kafen e mëngjesit mori 6 plumba në trup.

Tentoi të largohet, por u shemb në tokë pak metra me tej.

Krimi ndodhi për tre sekonda. Kaq ishte koha që nga moment i ndalimit të makinës deri kur 55-vjeçari Nazmi Bandula bie në tokë i vdekur.

Makina e vrasësve duket teksa ikën me shpejtësi.

Burimet thonë se mjeti është filmuar edhe në disa pika të tjera në rrugët e qyteti derisa ka humbur gjurmët.

Ekzekutorët mbeten të lirë dhe të paidentifikuar.

Dyshimet janë se vrasja ishte e organizuar pasi targat në makinën e përdorur për krimin rezultojnnë të vjedhura.

Nazmi Bandula është një emër i njohur për drejtësinë dhe i dyshuar për lidhje me botën e krimit në kryeqendrën e veriut.