Vrasja në Shkodër, targat e makinës së autorëve të atentatit i përkasin një Toyota Yaris të vjedhur në Berat
Një kamera sigurie ka fiksuar pamjet e vrasjes së 55-vjecarit Nazmi Bandula në Shkodër. Brenda pak sekondave autorët ndaluan para lokalit ku ndodhej viktima dhe pasi qëlluan me breshëri u larguan nëpër rrugica. Target e mjetit të përdorur rezultojnë të vjedhura në berat ndërsa policia po heton precedentët e viktimës në të shkuarën por edhe dyshimet për aktivitetin e tij me fajde.
Një kamera sigurie ka filmuar momentin e ekzekutimit të 55-vjeçarit Nazmi Bandula mëngjesin e së martës në Shkodër.
Autori ishte brenda këtij mjeti "Mercedes-Benz", cili ndalon vetëm pak sekonda para lokalit ku ndodhej objektivi.
Pa dalë nga mjeti ekzekutori qëlloi të paktën 13 herë me armë zjarri nga dritarja ndërsa më pas makina largohet menjëherë.
Nazmi Bandula që ndodhej i ulur në këtë tavolinë duke pikë kafen e mëngjesit mori 6 plumba në trup.
Autorët që sipas policisë ishin 2 persona, një në sediljen e shoferit që drejtonte mjetin dhe tjetri pasagjer me rolin e ekzekutorit.
Pas breshërisë mbi viktimën, ata janë larguar duke u futur në disa lagje të qytetit me qëllim humbjen e gjurmëve.
Verifikimi i targave të mjetit evidentoi faktin se ato ishin të vjedhura në qytetin e Beratit dhe i përkisnin një Toyota Yaris.
Pas administrimit të pamjeve, Policia ka nisur kontrollet në zonat e braktisura më qëllim kapjen e makinës së autorëve por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e saj.
Dyshimet janë se makina mund të jete çmontuar në pika servisi.
Aktiviteti i 55-vjeçarit Nazmi Bandula shtrihej mes Shkodrës dhe Elbasanit, në të cilën po verifikohen veprimtari e tij.
Sipas informacioneve të policisë, kohët e fundit Nazmi Bandula dyshohet se ishte përfshirë në fajde.
Një tjeter pistë ku janë shtrirë hetimet është edhe e kaluara e tij pasi mësohet se viktima ka qënë i përfshirë në vrasje, trafik lëndësh narkotike si dhe prostitucion.
.

