Balliu: Si qenka që një grua për 25 milionë euro bëri korrupsion me 1 kg peshk e me një telefon?
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, ish-deputeti Klevis Balliu u shpreh se një grua që për 25 milionë euro bëri korrupsion me 1 kg peshk, me një telefon dhe 1000 euro.
Ai tha se zëvendësministrja nuk shkarkon dot as rojën e parkingut në ministri sepse nuk ka fuqi, pasi vetëm sekretari i përgjithshëm dhe ministri ka fuqi ekzekutive.
Balliu: Kemi një grua që për 25 milionë euro bëri korrupsion me 1 kg peshk, me një telefon dhe 1000 euro. Si qenka kjo që për 25 milionë uro merr 1 kg peshk? Zëvendësministrja nuk shkarkon dot as rojën e parkingut në ministri sepse nuk ka fuqi.
Vetëm sekretari i përgjithshëm dhe ministri ka fuqi ekzekutive. Duhet të mbajnë ata përgjegjësi për firmën. Kush i lëvroi paratë? Ministria e financave e ka dhënë. Nëse ju besoni se në PS ku nuk flasin dot pa lejen e Ramës, vidhka zëvendësministra 25 milionë euro.

