Kolegji i Posaçëm i Apelit merr provat e Imerajt, refuzon thirrjen e dëshmitarëve
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rihapur hetimin administrativ ndaj prokurores Elisabeta Imeraj duke pranuar prova e reja shkresore por ka refuzuar thirrjen e disa dëshmitarëve mes të cilëve dhe përfaqësuesin e operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs.
Vendimi i ndërmjetëm është marrë nga KPA pas 3 seancave gjyqësore të mëparshme ku Imeraj parashtroi provat e saj dhe pretendime për parregullsi në procesin e apelimit.
Sipas KPS gjetjet e vëzhguesit ndërkombëtar përbëjnë provë në vetvete dhe si të tilla do t'i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor.
Pas këtij vendimi Komisioneri Publik nuk u tërhoq nga kërkesa e tij për shkarkimin nga detyra të drejtueses së Prokurorisë të Tiranës.
Avokati i prokurores Imeraj kërkoi kohë të përgatisë me shkrim konkluzionet përfundimtare.
Pas kësaj kërkese, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datë n 20 prill ku ftoi palët të japin konkluzionet.
Elisabeta Imeraj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por vendimi u apelua nga përfaqësuesi i ONM-së në KPA.
