Gjokutaj: Bardhi, Basha dhe Alibeaj donin bashkim e PD-së, por kërkonin largimin e Berishës

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, juristi Genc Gjokutaj u shpreh se bashkimin e kanë kërkuar Gazment Bardhi, Basha dhe Enkelejd Alibeaj, por duke kërkuar tërheqjen e Berishës.

Sipas tij, PD-ja e Bashës ka ankimuar kërkesën që ju është ankimuar për 17 korrikun që u është pranuar, por ky është non sens.

Gjokutaj: Këta e mbajnë zjarrin ndezuar për të vënë në diskutim legjitimitetin e 11 dhjetorit. Bashkimin e kanë kërkuar Gazment Bardhi, Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Këta donin bashkimin, por me tërheqjen e Berishës nga partia, por këta janë shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit.

Këta kanë ankimuar kërkesën që ju është ankimuar për 17 korrikun që u është pranuar, por ky është non sens. Gjykata e regjistroi 17 korrikun. Çfarë kanë bërë këta, e kanë ankimuar këtë vendim. Ky është për Guinness.