Legalizimi i kanabisit, Shehi: Po hapim një gropë për rininë shqiptare, do shkatërrohet tregu i punës e bujqësia
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, tha se legalizimi i kanabisit, është një ide e vjetër e Kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Shehi tha se kjo ide do të shkatërrojë bujqësinë, ndërsa shtoi se me drogë nuk do bëhemi të pasur.
Dashamir Shehi: Kjo është një ide e vjetër e Ramës, ideja që krijohet një lloj pasurie duke mbjellë kanabisin, por unë them që me këtë ide po shkatërrojnë bujqësinë. Me drogë nuk është bërë asnjë vend. E pasur është bërë Amerika me investim dhe biznes.
Ai tha se legalizimi i kanabisit në vendin tonë do të shkatërrojë, tregun e punës, bujqësinë dhe rininë. Shehi tha ndër të tjera se Rama po kërkon të largojë vëmendjen e publikut nga kriza e ekonomike.
Dashamir Shehi: Kjo do shkatërroj tregun e punës, bujqësinë, do të shkatërroj tregun e imobiliarëve. Do shkatërroj në mënyrë definitive të rinjtë shqiptare. Kush do të mbjellë misër, qepë, kur gjysma e fshatit do të mbjellë kanabisin. Kush do e mbjellë këtë? Kemi hapur me duart tona një gropë të madhe për rininë e Shqipërisë. Do uroja që kjo të mos bëhej kurrë. Ne kemi hyrë në listën e zezë dhe mezi po dalim. Është një shashkë për të larguar vëmendjen e publikut nga kriza ekonomike. Nga kjo punë nuk fitohet asnjë para.
Përgatiti Anila Kolgjini.
