Resuli: Janë rritur çmimet e imputeve bujqësore, tregtarët abuzime në kosto
Eksperti i Bujqësisë, Ervin Resuli, tha se bujqësia dhe blegtoria në vendin tonë po përballen me rritje të çmimeve, kryesisht të imputeve bujqësore.
Në një intervistë për Ora News,Resuli tha se rritja e çmimeve do të ndihet tani në Maj, ku dhe fillon mbjellja e bimëve bujqësore.
Ndër të tjera ai tha se edhe tregtarët bëjnë abuzime në kosto.
Ervin Resuli: Bujqësia dhe blegtoria, janë përballur kohët e fundit me rritjen e lartë të çmimeve, kryesisht të imputeve bujqësore. Është rritur dhe çmimi i naftës, që si pasojë proceset e ndryshme të tokës i ka shtrenjtuar. Këtë do e shohim në Maj, pasi fillon dalja e produkteve në treg, e cila do të reflektojë dashje pa dashje një çmim më të shtrenjtë. Ne nuk prodhojmë asnjë lloj plehu kimik, dhe këto i kemi marrë nga importi, ku dhe tregtarët hera herës kanë abuzuar duke rritur kostot. Fermat në Shqipëri po të krahasohen me rajonin kanë shumë probleme. Ne nuk arrijmë të plotësojmë nevojat për mish apo produkte të bulmetit.
