Ankimi i Alibeajt, Berisha: Rama edhe ambasadorë e diplomatë po bëjnë presione në gjykatë
Në një prononcim për gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Edi Rama po bën presione të jashtëzakonshme në gjykatë për vendimin e statusit të PD-së.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për Ramën, por edhe për diplomatë dhe ambasadorë të huaj, duke siguruar se këtë e ka nga dy burime.
Berisha: Vendimi i gjykatës është i formës së prerë. Edi Rama po përdor si mashë, po bëhen presione të jashtëzakonshme në gjykatë, të gjithanshme. Nëse s’do kisha dy burime nuk do ta thosha. E kam nga dy burime dhe po e ndjek.
Paralajmëroj se qeveritarë dhe jo vetëm kanë ndërhyrë fuqishëm në gjykatë. Po janë diplomatë e ambasadorë. Po bëjnë presion në gjykatë. Ka siguruar së pari dy burime. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk do të përtoj t’i bëj publike.
