Legalizimi i kanabisit, Kasmi: Strukturat e shtetit do vendosen në funksion të trafikut të drogës
Blendi Kasmi, kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, teksa ka komentuar legalizimin e kanabisti në vend, është shprehur se tashmë të gjithë strukturat e shtetit do të vendosen në funksion të trafikut të dogës dhe mbushjes së vendit me parcela kanabisi.
Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Arnold Kariqi, Kasmi tha se legalizimi i kanabisit është skema perfekte për pastrimin e parave.
Blendi Kasmi: Kemi një narko-qeveri, por pas këtij vendimi që ka marrë Rama, për ta kthyer kanabizimin në një çështje kombëtar, nuk kemi thjesht një kanabis-qeveria, por kemi një narko-shtet. Të gjithë strukturat e shtetit do të vendosen në funksion të trafikut të drogës dhe të mbushjes së vendit me parcela me drogë. Nuk është vetëm një krizë politike, kemi të bëjmë me një krizë ekonomike. Legalizimi i kanabisit është skema perfekte për pastrimin e parave.
Në lidhje me çështjen e incineratorëve, Kasmi tha se SPAK e ka të vështirë të hetojë si institucion i pavarur, pasi sipas tij ky institucion është në varësi të qeverisë.
Blendi Kasmi: E shoh të vështirë për SPAK që të hetojë si institucion i pavarur dhe një institucion që duhet të japë drejtësi dhe të vërtetën se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. SPAK në këto momente është në varësi të qeverisë, dhe bën arrestime me lejen e Ramës.
Përgatiti Anila Kolgjini.
