Mërtiri: SPAK-u po e mbron Ramën, po godet vetëm miqtë e tij për incineratorët
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se SPAK ka bërë disa gjëra, por është shumë larg asaj që është pretenduar se do të bënte.
Sipas tij, Rama është duke u mbrojtur nga SPAK, pasi po i godet vetëm miqtë e tij, por jo atë vetë lidhur me incineratorët.
Mërtiri: Ka një gjë shumë komike në qëndrimin e Ramës. SPAK ka bërë disa gjëra, por është shumë larg asaj që është pretenduar se do të bënte. Këta që janë kapur nuk është se janë të vegjël, por mendohej se do të shkohej më tutje, në zemër të problemit.
Por duket se ka një vullnet jashtë qeverisë për të bërë goditje të tilla dhe në gjykimin tim, duke qenë se Rama është i sulmuar nga SPAK-, por nuk po goditet ai sepse po mbrohet nga SPAK duke goditur vetëm miqtë e tij. Ai e ndjen se e gjitha kjo që po bëhet me incineratorët godet qeverinë dhe e nxjerr që është e korruptuar.

