Maliq/ Makina godet 13-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, i mituri niset drejt Tiranës në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2022, 21:15
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 12 prill në afërsi të fshatit Orman në Maliq.
Shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, bën me dije policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40.
Gazetarja e Ora News, Iris Rezhda bën me dije se i mituri mori ndihmën e parë në spitalin rajonal të Korçës, dhe u nis drejt Tiranës pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Fëmija është intubuar dhe ka dëmtime në kafkë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
