Bardhi: Berisha ka përgatitur sot kërcënime dhe sulme për Alibeajn vetëm se mendon ndryshe
Për Gazment Bardhi, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar dhe shantazhuar kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn.
Sipas tij, kjo gjë është bërë vetëm sepse Alibeaj mendon ndryshe nga Berisha dhe shtoi se ecja përpara me procese të njëanshme, bashkim që thuhet me fjalë, por veprohet ndryshe, nuk shkohet përpara.
Bardhi: Alibeaj është kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Ka pasur sot një shantazh kërcënim dhe sulm të parapërgatitur nga Berisha dhe një pjesë kolegëve ndaj tij, vetëm pse mendon ndryshe nga z. Berisha. Këtë e kam thënë edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar që vijon ende. Shumica dërrmuese e anëtarëve të Grupit Parlamentar kanë ngritur si problem ecjen përpara në një proces të njëanshëm që po çon në përçarjen përfundimtare të PD. Ky ka qenë qëndrimi i shumicës dërrmuese të anëtarëve. Ecja përpara me procese të njëanshme, bashkim që thuhet me fjalë, por veprohet ndryshe, nuk shkohet përpara.

