Ju flet Moska - Dy gjëra domethënëse te vendimi amerikan për pronarin e RTV Ora

Dy gjëra domethënëse te vendimi amerikan për pronarin e RTV Ora ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Që mbrëmë dhe sot po bëhet debat i madh në mediet e Shqipërisë për listën e shpallur nga Departamenti i Thesarit të SHBA për personat e sanksionuar, pra listë e zezë. Çdo person ka dhe arsyet pse i është futur emri në këtë listë. Këtu do të diskutoj për arsyetimin me të cilin është bërë futja e emrit të pronarit të RTV Ora. Ka disa gjëra në përmbajtjen e vendimit që flasin shumë.

"Pronar mediesh pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qevria shqiptare në vitin 2020-2021", thuhet.

Sekuestrimi i pasurive të personit në fjalë u bë me kërkesë të SPAK dhe përkatësisht me vendim të Gjykatës së Posaçme. Qeveria amerikane thotë se sekuestrimin e ka bërë qeveria shqiptare. Kjo është diçka që e kemi ditur, por po na i thonë amerikanët. Qeveria shqiptare në këtë histori ligjërisht dhe publikisht ka vetëm detyrën e administrimit të pasurive të sekuestruara me anë të një agjencie që gjendet pranë ministrisë së Punëve të Brendshme.

SPAK dhe Gjykata e Posaçme janë armë politike që përdoren nga pushteti i sotëm në Shqipëri. Ky vendim i qeverisë amerikane i dalë nëpërmjet Departamentit të Thesarit na konfirmon atë që ka thënë Erion Veliaj në përgjimin e famshëm "SPAK-u, SPAK-u, do t'ia lëshoj SPAK-un" thotë Erion Veliaj. Pra SHBA po na thotë këtë gjë që e kemi ditur dhe po konfirmohet nga vendi që inicioi reformën në drejtësi, që e shpalli si interes madhor amerikan. Tani i konfirmuan këto gjëra, që është qeveria që ka vënë sekuestron. Kështu ka ndodhur!

Kjo do të thotë që qeveria e sotme shqiptare ka një licencë amerikane që në kundërshtim me Kushtetutën të kryejë akte arbitrare, sekuestrime, konfiskime, vjedhje zgjedhjesh, blerje zgjedhjesh, pra të ushtrojë një diktaturë faktike. Kjo është shumë domethënëse.

Ndiqni analizën e plotë të Kastriot Myftaraj