A po kontribuoni në bashkimin e PD? Flet Dashamir Shehi: Po ndiqet rruga e gabuar

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, tha se forca e tij politike nuk po kontribuon në bashkimin e PD.

Këtë deklaratë e bëri në një intervistë për Ora News, ndërsa shtoi se nuk janë ftuar nga PD, në lidhje me këtë çështje.

Ai tha se është një çështje e brendshme që i takon vetëm PD, ndërsa shton se të dy palët po  ndjekin rrugën e gabuar për bashkimin e partisë.

Dashamir Shehi: Për të qenë të sinqertë jo, as nuk kanë ftuar në këto lloj teze. Nuk jemi përzier  sepse është një çështje e tyre e brendshme. Ata kanë marrë rrugën e gabuar. Nuk është kjo mënyra për të zgjidhur situatën. Ky grupi i tjetër që ka marrë vulën nga një vendim gjykate nuk ka ndershmërinë dhe sinqeritetin me thënë që nuk rithemelohet partia kështu.

Shehi shprehet skeptik se PD do të bashkohet, pasi sipas tij po bëhet ‘luftë’ për zgjedhjen e shefit të partisë.

Dashamir Shehi: Këto kanë hallin të zgjedhin shefat, e thënë në këtë lloj mënyre, kam frikë se nuk do të bashkohen.  Puna është që këto gjysma të bëjmë maksimumin kundër Ramës. Këta janë mburrur deri tani se kanë mbetur njëri-tjetrin. Ne nuk jemi këtu për të mundur njëri-tjetrin, por Ramën dhe qeverinë e tij.