Rado: Agjërimi është një shtyllë e besimit dhe fesë, si i tillë është i detyrueshëm
Në emisionin “Kjo ishte Koha” në RTV Ora, profesori Klodian Rado u shpreh se agjërimi si detyrim ka ardhur nga koha e profetit Muhamed dhe për profetët para tij.
Ai tha se është folur deri tani si një mrekulli e shkencës dhe e filozofisë, por për Kur’anin si mrekulli e ligjit është folur më pak.
Rado: Agjërimi si detyrim ka ardhur nga koha e profetit Muhamed dhe për profetët para tij, ose popujve para tij. Agjërimi është një shtyllë e besimit dhe fesë, e si i tillë është i detyrueshëm. Është folur deri tani si një mrekulli e shkencës dhe e filozofisë, por për Kur’anin si mrekulli e ligjit është folur më pak.
Kjo është një mrekulli në formë dhe në përmbajtje. Kur’ani është një mrekulli juridike. Në radhë të parë duhet të kujtojmë se është mrekulli juridike me kohën sepse rregullon dhe mbulon çështjet për të gjitha kohët, qysh para tokësore, deri ato post tokësore. Nga pikëpamja e hapësirës është se nuk i përket një populli të caktuar, por është një legjislacion për të gjitha vendet.