Alizoti: Alibeaj nuk duhet të jetë kreu i grupit parlamentar, të zgjidhet nga grupi i PD-së

Për deputetin demokrat Tomorr Alizoti kërkesa e Sali Berishës për largimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të PD është e drejtë.

Alizoti para gazetarëve u shpreh se pas zgjedhjeve të 6 marsit, kreu i grupit duhet të zgjidhet nga Grupi Parlamentar si një akt politik dhe unifikimi.

Alizoti: Kryetari i Grupit, pas zgjedhjeve të 6 marsit, duhet të zgjidhet nga grupi parlamentar si vetmi institucion legjitim. Ky është akt politik dhe unifikimi. Ne nuk shmangim dot palët, por duhet të gjejnë një bashkim për elektoratin e tyre. Minoranca nuk mund të jetë më me shumë kapriço se mazhoranca. Nuk priten vendime nga kjo mbledhje, kanë qenë më shumë si terapi në grup.