"Le t'i presim gishtat", futbollisti anglez bie pre e grabitjes, torturohet në sy të gruas dhe fëmijëve

Ish-futbollisti i Anglisë,  Ashley Cole, ra pre e një grabitjeje me thikë pasi një bandë hyri në rezidencën e tij dhe e kërcënoi se do ta torturonte para familjes.

Ish-ylli 40-vjeçar ishte në shënjestër të sulmuesve të veshur me veshje kamuflazhi. Ata i lidhën duart pas shpine ndërkohë që ishin duke kërkuar stoli nëpër shtëpi.

Njëri prej grabitësve mbante pinca në dorë dhe i sugjeroi të tjerëve: Le t'i presim gishtat.

Më pas ata u arratisën me një sasi të madhe bizhuterish me vete, përfshirë edhe një kurorë të shtrenjtë.

Duart e Cole ishin të lyera me eliminuesin e aromave Febreze në një përpjekje të dukshme për të shkatërruar provat e ADN-së, përpara se grupi prej gjashtë burrash të largohej nga shtëpia në Fetcham, Surrey, kur mbërriti policia.

Gjykata e Nottingham Crown  tha se e dashura e Cole, Sharon Canu telefonoi menjëherë policinë kur kuptoi se po vidheshin.

Por derisa oficerët mbërritën, prokurorët detajuan se si çifti dhe dy fëmijët e tyre duruan një provë 'të dhunshme dhe të ekzekutuar në mënyrë të pamëshirshme' ku Cole ishte i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra, i lidhur me kabllo dhe idetyruar të gjunjëzohej para familjes së tij.

Ngjarja ka ndodhur më 21 janar 2020 rreth orës 21:30. Një nga sulmuesit e dyshuar, Kurtis Dilks, nga Clifton, Nottingham, është në gjyq i akuzuar për grabitje. Por 33-vjeçari, mohon akuzat, shkruan the mirror.

"Le t'i presim gishtat", futbollisti anglez bie pre e grabitjes,