Shangai në “lockdown" nga shpërthimi i Covidit, DASH urdhëron stafin të largohet
Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar të gjithë personelin jo thelbësor të konsullatës amerikane të largohen nga qyteti i Shangait për shkak të emergjencës Covid-19 .
Vetëm tre ditë më parë qytetarët amerikanë u këshilluan të mos shkonin në metropol, ku prej rreth dy javësh ka një bllokim të rreptë. Urdhri erdhi pasi u ngritën "shqetësimet për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve amerikanë në kontakt me zyrtarët kinezë".
Në Shangai, rastet e reja të konfirmuara arritën në 994 të hënën, ndërsa transportuesit asimptomatikë ishin 22,348, sipas të dhënave të lëshuara nga autoritetet lokale.
Në nivel kombëtar, nga ana tjetër, Kina regjistroi gjithsej 1251 infeksione të brendshme, nga të cilat 171 në Jilin, 21 në Hainan, 16 në Guangdong, 14 në Jiangsu dhe 11 në Zhejiang, bazuar në përditësimet e Komisionit Kombëtar të Shëndetit nga të cilat dalin edhe 21 infeksione të importuara.