Rusia akuza ndaj Perëndimit: Po ndihmon Ukrainën të përgatisë akuza të rreme për krime lufte

Rusia akuza ndaj Perëndimit: Po ndihmon Ukrainën të

Moska tha të hënën se Shtetet e Bashkuara dhe Britania po ndihmojnë Ukrainën të përgatiste pretendime të rreme se po kryhen krime lufte nga ana e Rusisë.

"Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një përvojë shumëvjeçare në organizimin e provokimeve me viktima njerëzore, vazhdojnë fushatën e tyre për të krijuar dhe promovuar 'prova' të rreme," tha ministria.

Ukraina thotë se Rusia është fajtore për gjenocid dhe i ka bërë thirrje Perëndimit dhe aleancës ushtarake të NATO-s që t'i japin më shumë mbështetje.

Nga ana tjetër, Rusia tha se inteligjenca britanike po ndihmonte Ukrainën që të nskenojë ngjarje të pavërteta.

“Provokime të reja të inskenuara false që akuzojnë forcat e armatosura të Federatës Ruse për gjoja trajtim mizor të popullsisë së Ukrainës po përgatiten nga regjimi i Kievit nën udhëheqjen e shërbimeve speciale britanike në territorin e rajonit Sumy”, tha ministria ruse.

Pushtimi rus i 24 shkurtit në Ukrainë ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona dhe ka ngritur frikën për një konfrontim më të gjerë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Putin thotë se "operacioni special ushtarak" në Ukrainë është i nevojshëm sepse Shtetet e Bashkuara po përdornin Ukrainën për të kërcënuar Rusinë dhe Moska duhej të vepronte për të mbrojtur njerëzit e saj.