Kolona ushtarake ruse drejt Dondasit, ofensiva ruse në lindje të Ukrainës/ VIDEO
Një video e shpërndarë në mediat sociale tregon një kolonë të madhe automjetesh ushtarake ruse pranë Matveev Kurgan, një vendbanim në rajonin e Rostovit të Rusisë.
Automjetet shihen të drejtuara nga veri-perëndimi, në drejtim të rajonit Donbas.
Të hënën një zyrtar i lartë ukrainas tha se një ofensivë ruse në rajonin e Donbasit të Ukrainës "është nisur tashmë", duke paralajmëruar se Rusia vazhdon të grumbullojë forca në rajon.
Në një koment në televizionin kombëtar, Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme, tha:
"Nga këndvështrimi im, një ofensivë e madhe në Lindje është nisur tashmë. Duhet të kuptojmë se kjo nuk do të jetë përsëritja e 24 shkurtit, sepse kur filluan sulmet dhe shpërthimet e para ajrore, ne thamë: "Lufta ka filluar", por tani duhet të themi se ofensiva e madhe faktikisht tashmë ka filluar”,- shtoi Denysenko.
Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë thënë se ditët e fundit kanë vëzhguar një rishpërndarje të trupave ruse në Donbas, pas pengesave që Moska kishte në përpjekje për të marrë Kievin.
"Nuk ka beteja të mëdha që po diskutohen kaq shumë në ditët e fundit, por në përgjithësi mund të themi se ofensiva tashmë ka filluar," -përfundoi Denysenko.
Russian naval infantry battalion-sized unit with BTR-80/82-A APCs on the way to the Donbas region.
— Status-6 (@Archer83Able) April 11, 2022
The video was filmed in the town of Matveev Kurgan in the Rostov Oblast.
Novatek gas station spot - 47.575889,38.883525 pic.twitter.com/GBOqGelzBP
