Kapet me 5 kg kanabis, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi, akuzohet për trafikim droge

Një 37-vjeçar shqiptar shtë arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi është kapur 5 kilogramë  kanabis.

Mediat greke, bëjnë  me dije se i riu është arrestuar në Pagrati  dhe akuzohet për  posedim dhe trafik droge.

Mësohet se shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë me dije trafikonte drogë në Pagrati dhe Kaisarianit.

Policia ka sekuestruar 5 kilogramë kanabis, 2500 euro cash dhe një peshore precize elektronike.

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike të Athinës.