Zelenskiy i kërkon BE-së të vendosë sanksione ndaj të gjitha bankave dhe naftës ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u bëri thirrje liderëve evropianë që të vendosin sanksione ndaj të gjitha bankave dhe naftës ruse, duke i paralajmëruar ata: "Ne nuk mund të presim".

Në një fjalim me anë të video-s në parlamentin lituanez sot, Zelensky tha: " Ne kemi nevojë për vendime të fuqishme dhe BE-ja duhet t'i marrë ato tani. Ata duhet të sanksionojnë naftën dhe të gjitha bankat ruse... Çdo shtet i BE-së duhet të vendosë kushte se kur do të refuzojë ose kufizojë burimet e energjisë ruse. Vetëm atëherë qeveria ruse do të kuptojë se duhet të kërkojë paqen, se lufta po kthehet në një katastrofë për ta"

Zelensky u tha ligjvënësve lituanezë se ushtarët rusë, në qytetin Bucha ishin sjellë njësoj me të gjithë njerëzit, kudo ku kishin qëndruar.

Presidenti ukrainas akuzoi Rusinë për deportimin e qindra mijëra njerëzve nga rajonet e okupuara të Ukrainës, në "kampet e filtrimit". Kremlini e ka mohuar se ka shënjestruar dhe abuzuar me civilët në konflikt, shkruan skynews.