Artilieria e ushtrisë ukrainase përgatitet të luftojë në lindje të Ukrainës

Ukraina po përgatitet për "betejat e mëdha" kundër forcave të Moskës në lindje të vendit, thanë zyrtarët në Kiev, ndërsa mijëra civilë ikin nga frika e një ofensive të afërt ruse.

Agjencia e lajmeve AFP sjell video dhe dëshmi të njësisë ukrainase të artilierisë e cila përgatitet të luftojë në rajonin e Luhanskut i cili ndodhet në Ukrainën Lindore.

"Unë e pashë atë që ndodhi në Karanatorsk" u shpreh një ushtar ukrainas.

"Është e pamoralshme ajo që po ndodh. Ne u hakmorrëm ndaj tyre dhe do të vazhdojmë të hakmerremi, deri në frymën e fundit. Deri në pikën e fundit të gjakut tonë" u shpreh ai.

"Vendi ynë ka ndihmuar shumë. Nga ana tjetër edhe vendet e tjera. Unë jam shumë mirenjohës dhe dua të iu them që të mos të ndaleni me ndihmën tuaj. Ne kemi shumë nevojë për të."

" Unë e pashë atë që ndodhi në Karanatorsk. Është e pamoralshme ajo që po ndodh. Ne u hakmorrëm ndaj tyre dhe do të vazhdojmë të hakmerremi, deri në frymën e fundit. Deri në pikën e fundit të gjakut tonë. Për të gjithë civilët paqësorë, për vajzat dhe djemtë tanë” thotë një ushtar.