Adoleshentit i rritet bishti leshtor 70 centimetra në shpinë, prifti beson se është rimishërim i një Perëndie

Një adoleshent të cilit ju rrit një bisht me qime mbrapa në kurriz është zotuar se nuk do ta mbajë më të fshehur pasi një prift pretendoi se ai ishte rimishërim i një Perëndie.

Deshant Adhikari, 16 vjeç, fillimisht kishte turp për bishtin 70 centimetra që u rrit në kurrizin e tij duke e mbajtur të fshehur nga bota e jashtme.

Prindërit e çuan atë në disa spitale në Nepal dhe jashtë vendit për të gjetur kurim.

Një prift lokal i tha se ai mund të ishte rimishërim i një Perëndie duke i bërë ata të ndiheshin më të qetë për bishtin.

Pasi u bë viral në mediet sociale, Deshant tha se tani është plotësisht rehat duke ia treguar atë botës.

Në një video në YouTube ai tha: Tani nuk ndjej asnjë shqetësim duke e treguar bishtin.

"Një video e imja u bë virale në Tik Tok dhe tani shumë njerëz më njohin si djalin me bisht dhe ndihem mirë për këtë."

Deshant nuk është e vetmja mrekulli mjekësore që vjen nga Nepali.

Në vitin 2020, njeriu më i shkurtër në botë që mund të ecte, vdiq në moshën 27-vjeçare, pasi u përball me një sërë problemesh shëndetësore.

Khagendra Thapa Magar, nga Nepali, ishte vetëm 67.08 cm i gjatë kur vendosi një rekord botëror Guinness në ditëlindjen e tij të 18-të në vitin 2010, shkruan The mirror.