Ukrainë, Zelenski: Trupat ruse kanë lënë mina kudo, në shtëpi, në rrugë, në makina

Ukrainë, Zelenski: Trupat ruse kanë lënë mina kudo, në

Ata bënë gjithçka për ta bërë sa më të rrezikshëm kthimin në këto zona. Kur u detyruan të tërhiqen nga toka jonë vranë dhe plagosën shumë nga njerëzit tanë,"- këtë ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh, siç raporton Guardian.

Ai foli për “qindra mijëra objekte të rrezikshme,mina dhe plumba të pashpërthyer” të gjetura në rajonet veriore të vendit.

Ai shprehu dhe shqetësimin për një sulm të mundshëm me armë kimike i cili megjithatë nuk ka konfirmuar përdorimin e tyre në Mariupol nga rusët.

"Dua t'u kujtoj liderëve botërorë, se përdorimi i mundshëm i armëve kimike nga ushtria ruse tashmë është diskutuar. Dhe tashmë në këtë moment do të ishte e nevojshme të reagonim ndaj agresionit rus në një mënyrë më të ashpër dhe në mënyrë sa më të shpejtë",- përfundoi Zelensky.