“BE të mbajë premtimin”, ministrja e Jashtme gjermane: Serbia të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

Gjermania mbështet pa kushte anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.  Raporti i forcave në parlamentin gjerman ka ndryshuar, në favor të përkrahësve të politikave të zgjerimit se Unionit pasi skeptikët e grupit CDU/CSU të cilët i vinin kushte shtesë e kanë humbur peshën politike. 

Shefja e diplomacisë gjermane konfirmon një përkrahje të tillë pas takimit me homologët e saj europianë. 

Annalena Barbock, u tha gazetareve se është e rëndësishme që BE të mbajë premtimin ndaj Ballkanit Perëndimor. Një mesazh të veçantë ajo e kishte për Serbinë, ndërsa theksoi se e gjithë pjesa tjetër e Ballkanit ka dale pro sanksioneve ndaj Rusisë.

Annalena Barbock: Vendet e Ballkanit Perëndimor, e kanë bërë të qartë gjatë javëve të fundit se e shohin të ardhmen dhe sigurinë e tyre në Bashkimin Evropian, ndaj dhe shumica e tyre mbështesin sanksionet evropiane. Prandaj do të doja t’i theksoja Serbisë këtë mesazh. Nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, atëherë është thelbësore në momente të tilla të mbështesë edhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe sanksionet përkatëse

Veç Ballkanit Perëndimor në BE synojnë të hyjnë edhe Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, të cilat duan statusin e vendit kandidat pasi e shohin unionin si shpëtim në këtë kohë lufte.