“E dehu dhe më pas e tërhoqi zvarrë”, dënohet deputeti britanik, akuzohet për sulm seksual ndaj 15-vjeçarit
Një deputet në Angli është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj një djali 15-vjeçar.
Imran Khan, deputeti për Wakefield që nga viti 2019, pasi u akuzua se pasi e detyroi të miturin të pinte xhin në një festë e detyroi të shikonte pornografi.
Prokurorët thanë se Khan e kishte tërhequr zvarrë adoleshentin lart, e shtyu në një shtrat dhe i kërkoi të shikonte pornografi përpara sulmit në një shtëpi në Staffordshire në 2008.
Më herët, politikani kishte “sulmuar” vëllanë 18-vjeçar të djalit.
Viktima deklaroi para Gjykatës se ndihej “i frikësuar, i mpirë, i shokuar dhe i befasuar” pasi Khan i preku këmbët duke u afruar ne organet e tij gjenitale."
Sipas mediave të huaja, Khan, i cili është homoseksual, mohoi sulmin seksual, duke pretenduar se ai preku bërrylin e adoleshentit vetëm kur ai “u mërzit jashtëzakonisht” pas një bisede për seksualitetin e tij të ngatërruar.
