Franca dëbon gjashtë rusë të akuzuar për spiunazh

Franca pas një hetimi të gjatë ka dëbuar gjashtë rusë të cilët dyshohet se punonin si spiunë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme franceze.

Të gjashtë dyshohet se punonin "nën mbulesën diplomatike" dhe po punonin "në kundërshtim me interesat tona kombëtare", tha ministria në deklaratë.

“Operacioni klandestin” u zbulua të dielën nga shërbimet e inteligjencës. Për momentin nuk dihen detaje të tjera, shkruan BBC.

Franca ka dëbuar tashmë 35 diplomatë rusë. Francës i janë bashkuar dhe shumë vende të tjera evropiane.