Berisha kërkon dorëheqjen e Alibeajt: Yuri Kim presion gjykatës. Alibeaj: Pushtove selinë. Zbardhet debati brenda selisë PD

Ndërsa të gjithë flasim për bashkim, ndarja mbetet e thelle brenda demokratëve. Prej disa orësh deputetët e kësaj partie në një mbledhje të thirrur nga kryetari i grupit, u përfshinë në debate të forta.

Protagonistë ishin Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj.

Burime të Ora News bënë me dije se Berisha ka kërkuar largimin e Alibeajt nga drejtimi i grupit, pasi ky i fundit e quajti atë si pushtues të selisë. Ky etiketim është pritur me kundër-përgjigjen e prere të Berishës i cili i ka kujtuar Alibeajt balancën e raporteve mes demokrateve dhe nga cila palë anon shumica.

Sali Berisha: "Për-bashkimi i PD ka pasur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si te deputetët për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarjeje. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Ai (Basha) mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse p.sh. Unë e kam mohuar vetëm por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë targë Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë"

Enkelejd Alibeaj: "Ti pushtove selinë se s’ke kohë. Do të hiqesh si triumfator. Unë besoj se Apeli do e zhbëjë atë vendi-marrje të marrë nga një gjyqtar në konflikt interesi dhe shkele të ligjit"

Edi Paloka ishte një ndër deputetët që la mbledhjen para mbylljes. Ai akuzoi Alibeajn se po përpiqet vetëm të përcajë demokratët duke këkruar përjashtimin e disa ligjvënësve nga grupi.

Ndërkohë tej përplasjeve në grupin parlamentar të PD-së Gjykata e Apelit ka vendosur të regjistrojë ankesën e Alibeajt në emër të PD-së për të njohur ndryshimet e bëra në statutin e partisë më datë 18 dhjetor të vitit të shkuar.

Pjesë e vendimeve të këtij kuvendi është përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata”. Më herët gjykata regjistroi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit që i dha PD-në Komisionit të Rithemelimit.