Shoqëria e hapur po shkatërron familjen/ Drishti: Martesat e të njëjtit seks të mos prekin familjen

Ai njihet shumë për natyrën e tij pa komplekse dhe të thënurit gjërat troç, pa dorashka fare. Ismet Drishti një personazh sa i veçantë edhe shumë konsvervator në tema delikate siç është edhe ajo e familjes.

Teksa ishte i ftuar në D-Night, foli për disa programe televizive ku promovohet dashuria e dy të rinjëve, ku sipas tij nuk është fare dakort që vajza e tij të bëjë një gjë të tillë. Ndër të tjera ai tha se shoqëria e hapur po shkatërron qelziën bazë që është familja.

Ismet Drishti: Unë e dua shumë familjen dhe jam shumë i lidhur me të dhe kur shikoj këtë lloj drejtimi që po merr shoqëria e cila është e qëllimshme, jo e paqëllimshme. Duhet të jemi koshient që për shoqërinë e hapur dhe kjo shoqëria e hapur presupozon të shkatërrojë atë qelizën bazë që është familja.Është punuar shumë në këtë drejtim për t’a shkatërruar këtë qelizë bazë…unë jam vetë prind, jam babai i dy djemve dhe dy vajzave dhe vajzën e madhe e kam student dhe nuk e di sesi mund t’a pranoja që të shkonte në një emision televiziv dhe të dilte me të gjithë e të puthej me të gjithë dhe nuk e di nëse do të përputhej me ndonjë, ose edhe nëse do përputhej do përthithej…qofshin ato prind që i tolerojnë ato vajza kaq di të them. Kam vajza vetë!

Dajana: Edhe unë jam nënë e një vajze 6 vjeçe dhe kur thonë më mirë të marrësh një qen dhe të bësh jetën tënde si vajzë në karrierë… jo mo jo ti e bën karrierën shumë mirë edhe të jesh nënë perfekte e bën shumë mirë njëkohësisht. Lobojnë fort Ismet për prishjen e familjes dhe kjo është pak por e sigurt.

Ismet Drishti: Martesa e sekseve të njejta, le të shpikin një institucion të tyrin, pra t’a krijojnë nga fillimi dhe nuk kanë punë me institucionin tim që është familja. Është shumë e thjeshtë dhe nëse duan të martohen, fare mirë dy prej tyre, dy çuna apo dy goca, pra një dyshe të shkojnë në një ishull të izoluar e të rrinë 9 muaj dhe të kthehen më pas me një fëmijë. Nëse kthehen bujrum le të martohen.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: