Horror në Roskovec, 61-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe varet në pemë
Krimi në familje trondit Roskovecin.
Rreth orës 12:30, (12 prill 2022) në fshatin Vidhishtë, shtetasi Xhevair Hoxha, 61 vjeç, vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe dhe më pas vari veten në një pemë pas banese.
Mësohet se mes nuses dhe vjehrrit nuk ka pasur marrëdhënie të mira prej kohësh dhe Xhevahiri nuk e pranonte si nuse të djalit.
61-vjeçari i kishte paralajmëruar disa herë të afërm e familjarë për krimin që kishte në plan të kryente, madje kishte thënë se do të vriste dhe jo vetëm nusen por dhe djalin dhe më pas do tëvetëvritej, dhe ashtu bëri.
"I kishte thënë djalit unë do të vras ty dhe nusen"
Ngjarja e rëndë tronditi tërë fshatin Vidhisht të Roskovecit.
61-vjeçari kishte gjetur momentin kur ndodhej vetëm në shtëpi me nusen e djalit dhe ka kryer krimin e rëndë.
Nga burime bëhet me dije se për shkak të konflikteve në familje 61-vjeçari ishte plotësuar në polici kërkesë-padia për tu pajisur me urdhër mbrotje ndaj djalit të tij, por është rrëzuar nga Gjykata.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

