E frikshme në Tiranë, dy qen “Pitbull” bëjnë për spital gruan, arrestohet pronari

Një 66-vjeçare në kryeqytet është sulmuar nga dy qenë Pitbull në kryeqytet.

Ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Policia ka arrestuar pronarin e qenve.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Braktisja e kafshës së shoqërimit", pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve". 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.