Ky është Nazmi Bandula, viktimë e atentatit në Shkodër. U ekzekutua në lokalin afër banesës
Ora News sjell foton e 55 vjeçarit Nazmi Bandula i cili u ekzekutua mëngjesin e 12 prillit 2022 teksa konsumonte kafen e mëngjesit në mjediset e jashtme të një lokali pranë banesës së tij në lagjen "Partizani" në Shkodër.
Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje me xhama të zinj.
Policia ka nisur punën me mbledhjen e provave materiale, marrjen e dëshmive si dhe do verifikojë kamerat e sigurisë nëse mund të çojnë në zbardhjen e autorëve të këtij ekzekutimi.
55 vjecari ndërroi jetë menjëherë aty për pasojë të plumbave që mori në trup.
Filxhanët e lëna në tavolinat e lokalit tregojnë se krimi ndodhi në sy të personave të tjerë që fatmirësisht i shpëtuan breshërisë së plumbave.
Gjurmët në derën e xhamat e lokalit dhe gjaku në mes të rrugës mbetën dëshmi e krimit që duket i planifikuar
Autorët e krimit ndërkohë u larguan nga zona me shpejtësi dhe kanë humbur gjurmët.
Veprimet e para hetimore pas vrasjes, nuk dhanë efekt dhe ata mbeten të lirë në arrati.
55 vjecari rezulton person problematik dhe i skeduar.

